Shumë prej nesh po luftojnë me stresin tani më shumë se kurrë – dhe tensioni po na grabit gjumin.
Nëse nuk jeni i sigurt se si të bëni gjumë më të thellë pa ilaçe, një ndryshim i thjeshtë rutine mund të jetë gjithçka që ju nevojitet.
Ja se si ta arrini këtë:
Dëgjoni tinguj të tasit
Nuk jeni vetëm ju, 65 për qind prej nesh e kanë problem të “fikin” trurin natën! Një zgjidhje: Dëgjoni tinguj tibetian ose himalajan për 20 minuta para se të fiken dritat. Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, thonë se tingujt e butë që lëshojnë këto tasa lëshojnë disa valë, që ulin tensionin që shkakton pagjumësinë me 89 për qind.
Hani biskota me miell tërshëre
Ne e mendojmë atë si ushqim për mëngjesin, por studiuesit kanadezë thonë se shtimi i tërshërës si ushqim i lehtë para gjumit mund të zvogëlojë rrezikun e zgjimit në mes të natës me 55 për qind në një javë.
Ulni temperaturën
Mbajtja e temperaturës së dhomës tuaj të gjumit në rreth 20 gradë celsius ose më të ulët do të zvogëlojë rrezikun e zgjimeve herët në mëngjes ose gjatë natës, thonë studiuesit e Universitetit Yale.

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...