Të gjithë dimë të depilohemi, por nuk dimë nëse po e bëjmë siç duhet apo jo. Kur 4 ditë pas depilimit shihni qimet e para në horizont, dita nuk ecën dhe aq mirë, por prisni.
Qimeve nuk mund t’ju fshiheni dot por PO, ekzistojnë disa hile të vogla që do t’ju ndihmojnë ta shtyni për disa ditë më tutje procesin e depilimit.
Në këtë artikull jemi fokusuar te depilimi me brisk, ose siç ndryshe njihet në gjuhën tonë, rruajtjen.
Masazhoni (në trajtën e rrathëve, lëvizjeve ciklike) lëkurën me një scrub me përqindje të lartë kripe një ditë para se të depiloheni për të larguar qelizat e vdekura, poshtë të cilave fshihen shumë qime.
Bëni një dush për të mundësuar largimin e vajrave natyrale të trupit dhe hidratimin e qimes, çfarë e bën 60% më të thjeshtë për ta hequr. Sugjerohet që larja të mos zgjasë më shumë se 2- 3 minuta, përndryshe uji nis dhe e rrudh lëkurën duke mos dhënë rezultatet e dëshiruara gjatë depilimit.
Aplikoni xhel hidratues për depilim me qëllim ruajtjen e lagështisë së lëkurës. Një lëkurë e thatë, e larë me sapun rrezikon bllokimin e briskut prej thatësisë.
Mos ushtroni shumë presion, por rrëshqitni briskun lehtë. Përndryshe një acarim apo lëndim i mundshëm do t’ju tërheqë vëmendjen nga depilimi i kujdesshëm dhe prerja e të gjitha qimeve.
Pas depilimit, lahuni (shërben si hidratues natyral), rehatohuni dhe lyhuni me vaj kokosi, të cilin mund ta aplikoni çdo mbrëmje përpara gjumit veçanërisht te zona e këmbëve. Edhe diçka; investoni në një brisk të mirë.
Serbët duan ta heqin simbolin që e vendosi Erden Atiqi në ve...
Kos: Shqipëria për 10 vite dha rezultat, arritja e sotme hap...
Vdes 47-vjeçari pas lëndimeve të marra në aksidentin në rrug...
VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...