Disa rekomandime për të eliminuar erën e cigareve dhe që miqtë ose familjarët tuaj të mos shqetësohen nga ky fenomen.
Ndoshta një nga problemet më të mëdha që kanë njerëzit që pinë cigare ose jetojnë me duhanpirësit është çështja e aromës, pasi ajo depërton lehtë dhe mund të jetë shumë e bezdisshme për të tjerët. Hyrja në një makinë ose në shtëpinë e një duhanpirësi është një nga gjërat më të pakëndshme që mund të përjetojnë njerëzit që nuk e pinë cigare.
Disa rekomandime për të eleminuar erën e duhanit në makinë janë larja dhe pastrimi me fshesë korrenti vazhdimisht si dhe zbrazja e tavllës pasi filtrat e cigareve të konsumuara shkaktojnë aromën e pakëndshme. Ju gjithashtu mund të hapni dritaret për qarkullimin e ajrit dhe ajrosur brendësinë e makinës tuaj, me disavantazhin kur moti nuk është i mirë dhe do të duhet të dëgjoni më shumë zhurma nga jashtë.
Sa i përket rrobave tuaja, ju mund të përdorni produkte të tilla si uthulla e bardhë për të lagur rrobat, të përdorni sodë bikarbonati për të thithur erërat ose të vendosni kafenë e bluar në një enë, e cila edhe pse nuk është shumë praktike, është një metodë natyrale dhe efektive. Për të eleminuar erën e cigareve në shtëpi, uthulla mund të hyjë në punë si dhe kafeja dhe lëvozhgat e agrumeve në tasa.
Mund të përdorni edhe disa aromatizues, që mund t’i gjeni me shumëllojshmëri aromash, por që do të duhet t’i zëvendësoni vazhdimisht. Megjithëse mund të aplikoni këto dhe rekomandime të tjera në shtëpi, sot ka alternativa që eliminojnë disavantazhet e djegies së duhanit.
Për shembull, pajisjet IQOS, që janë një alternative më e mirë për duhanpirësit që nuk e lënë dot duhanin, mund të eleminojnë të gjithë këta skenarë të aromës së keqe pa e lënë duhanin, por duke ju lejuar të shijoni produktin dhe të mos duhet të mendoni se si të eliminoni aromat e pakëndshme. Duke mos djegur duhanin, por duke e ngrohur atë në një temperaturë specifike, nuk prodhohet tym; një avantazh i madh ky pasi nuk krijon erëra që më vonë përfshijnë dhe mobiljet dhe rrobat në shtëpinë tuaj.
Për më tepër, IQOS nuk shkakton hi, gjë që miqtë ose të afërmit tuaj do ta vlerësojnë kur vizitojnë shtëpinë tuaj. Kështu eleminohen tavullat dhe erën e tyre të fortë. Pa erën e cigareve dhe pa rreziqe të shtuara kur i konsumoni, si orenditë e djegura ose tavëlla me erë, IQOS sjell një ndryshim të rëndësishëm në stilin e jetës tuaj, duke përmirësuar atmosferën ku jetoni e duke shmangur erërat e këqija në rrobat, makinën ose shtëpinë tuaj.
Zhegrova e kalon Kosovën në epërsi
Ministri serb: Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së në pikën ku...
Begaj në Skrapar: Investimet në infrastrukturë do të ndihmoj...
OKB: Asnjë ndihmë ushqimore nuk ka hyrë në veri të Gazës që ...
Maratona e Tiranës, Veliaj: Mundësi për të promovuar kulturë...
Shoqata e Prokurorëve dënon kërcënimet ndaj u.d të kryeproku...