Google ADS

Si të pastroni lugët e drurit dhe shishet e qelqit pa u munduar shumë

00:27 | 19 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Se sa e dëmshme është plastika për shëndetin po diskutohet në mbarë botë.

Paraardhësit tanë e dinin këtë, prandaj shumica e enëve të tyre ishte e përbërë nga qelqi dhe druri, transmeton portali arbresh.info

Nëse përdorni shishe qelqi sot, sigurisht që jeni të vetëdijshëm për avantazhet e tyre, por edhe një disavantazh të madh.

Kur bëhet fjalë për larjen, sado që të përpiqeni, për shkak të qasjes së vështirë të furçës dhe detergjentit, në fund ju duket se ato nuk janë mjaft të pastra. Ju duket sikur i hidhni, por mos e bëni, sepse ne kemi një zgjidhje për ju.

Prisni imët një të katërtën e një qepë më të vogël, vendoseni në një shishe, derdhni 70 ml ujë dhe tundeni me forcë, disa herë. Pas kësaj, hiqni qepën, derdhni pak detergjent dhe ujë të ngrohtë në shishe, tundeni përsëri dhe shpërlajeni mirë atë. Shishet do të jenë të pastra dhe aroma e qepëve nuk do të ndihet aspak.

Lugët prej druri përdoren pothuajse çdo ditë në shtëpi, por nuk lahen lehtë, sepse mbledhin papastërti, baktere dhe myk.

Për t’u siguruar që ato janë të pastra, gjithçka që duhet të bëni është të vendosni lugë druri në një gotë me ujë të valë dhe t’i lini ashtu për rreth gjysmë ore.

Pasi të jetë vrejtur uji, do të kuptoni se lugët e drurit janë pastruar plotësisht.

Shumë amvise nuk mund të besonin se sa papastërti kishte në to derisa provuan këtë truk./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale