Mbretëresha Elizabeth II është tepër e fiksuar që bizhuteritë të shkëlqejnë dhe sigurisht që një gjë të tillë nuk kishim si ta dinim nëse nuk do të ishte për stilisten dhe robaqepësen personale të saj, Angela Kelly.
Në librin “The other side of the coin” (Ana tjetër e monedhës), Kelly thotë se një ndër punët e saj është që të sigurohet që xhevahiret e mbretëreshës të shkëlqejnë. Ajo tregoi se përdor një mënyrë të pazakontë për t’i dhënë shkëlqim: xhin.

“Pak xhin dhe pak ujë na vinë në ndihmë për shkëlqim shtesë,” shkruan Kelly.
Këshilla të vlefshme për ata që kanë merak thjesht se mos bizhuteritë nxihen:
1. Mos spërkatni parfum.
2. Pastrojini me një copë të pambuktë, përpara se t’i vendosni në kuti.
3. Mos i lani me ujë dhe sapun, por nëse keni diamantë si mbretëresha Elizabeth, nuk prish punë.
4. Mos i mbani kur gatuani, notoni, shkoni në palestër etj.
Sonte Trepça-Bashkimi, finalja e gjigantëve
Vdes në QKUK personi i cili u vetaksidentua para një jave me...
OVL-UÇK tregon emrat e dëshmorëve që ranë nga 1 deri më 15 m...
Dalin detaje: Rozana Radi nuk ishte në dijeni për pjesëmarrj...
Nis evakuimi i pasagjerëve nga anija e prekur me hantavirus
Vjosa Osmani prezanton aderimin e radhës