Në një marrëdhënie në çift është e rëndësishme që partnerët të kenë jo vetëm pëlqimin e tyre por ndjenja që ju keni për njëri-tjetrin.
Ekzistojnë disa sinjale të cilat tregojnë se një mashkull është vërtet i dashuruar me ju.
Më poshtë do të lexoni disa nga këto sinjale;
Mashkulli që nuk i heq sytë nga ju dhe ju shikon ndërsa flisni, nuk mund të mos jetë i dashuruar me ju. Vëzhgimi gjatë komunikimit tregon se është shumë i përfshirë emocionalisht me ju.
Debatet janë normale në një çift, por nëse ai merr hapin e parë për të kërkuar paqe atëherë është i dashuruar!
Nëse partneri juaj flet gjithmonë në shumës, do të thotë se ai po planifikon të ardhmen me ju. E pra, kjo është një shenjë e qartë se është i dashuruar me ju.
Një burrë që shpenzon kohën e tij për të bërë aktivitetet që ty të pëlqejnë më shumë, është një person që ju konsideron një figurë themelore në jetën e tij. Mos lejoni që ai t’iu ikë!
Nga jeta juaj e kaluar, interesat tuaja dhe filmat tuaj të preferuar? Ai vdes nga dëshira për të njohur dhe nuk e fsheh atë. Mos kini më dyshime: ai djali është verbërisht i dashuruar, hidhe veten në këtë marrëdhënie pa u menduar më gjatë. Dhe mbani mend: nëse janë trëndafila ata do të lulëzojnë.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...