Sa herë jeni gjendur në situatë që të dëshironi ta hiqni llakun nga thonjtë, mirëpo nuk keni aceton?
Situata e tillë gjithsesi është në listën e një prej më të këqijave, aq më parë nëse keni për të shkuar në takim, bisedë për punë…
Mirëpo, në botën “Bëje vetë” ekzistojnë mrekulli dhe mënyra se si ta hiqni llakun e thonjve, madje edhe kur nuk keni asnjë pikë acetoni.
Qitni një shtresë të llakut ngjyrë të errët për thonj sipër llakut ekzistues dhe menjëherë hiqeni me fashë. Përsëriteni procedurën derisa të hiqni mbetjet e llakut.
Qitni pastë të bardhë të dhëmbëve në secilin thua dhe fërkojeni me brushë. Pasta do të ngrejë gradualisht shtresat e ngjyrës nga thonjtë.
Spërkatni thonjtë me llak për flokë dhe sa më parë hiqni me ndihmën e pambukut. Këtë bëjeni shpejt, sepse llaku për flokë mund të shkaktojë edhe qërim të thonjve.
Njomeni tupferin me pak parfum dhe hiqni llakun e thonjve mu sikur me aceton.
Kjo përzierje është eliminues natyral i llakut të thonjve. Përzieni një lugë të vogël lëng limoni dhe uthulle të bardhë dhe përzieni mirë. Pastaj thonjtë njomni në ujë të vakët 10 minuta dhe me pambuk të njomur fërkoni thonjtë derisa të eliminohet llaku
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...