Mësuesit në një shkollë në Izmir të Turqisë, planifikojnë të aplikojnë për librin Guinness të rekordeve botërore, pasi në shkollën e tyre mësojnë 33 binjakë, raporton aa.
Në qarkun Buxha të Izmirit, në Turqinë perëndimore, më saktësisht në shkollën e mesme Makbule Suleyman Alkan, mësojnë një numër i pazakontë binjakësh dhe trinjakë.
“Kur filluam të regjistrojmë nxënësit, ne pamë se në fakt po regjistrojmë 33 binjakë, si dhe trinjakë”, tha drejtori i shkollës, Bertan Çetin. “Numerikisht, ne mund të konkurrojmë për rekordet e Guinnessit. Drejtori për arsim kombëtar ka ofruar përkrahjen e tij. Nxënësit tanë së shpejti do t’i shohim në librin e rekordeve botërore”, tha ai.
Njëri nga prindërit e binjakëve, Ozlem Gultekin, tha se konkurrimi për librin e rekordeve do të ishte një gjë e mirë si për Izmirin, ashtu edhe për Turqinë.
Nëna e njërit prej trinjakëve që mëson në këtë shkollë, Zeliha Soysal, tha se të gjithë tre fëmijët e saj janë nxënës të suksesshëm. “Unë jam krenar e me ato. Ndonjëherë është e vështirë të merresh me tre fëmijë të së njëjtës moshë, por kur ata thonë ‘mami’, i harroj të gjitha problemet e mia”, tregon Soysal./AA/
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...