Ekspertët e lidershipit dhe karrierës në “Forbes” këshillojnë të gjithë punonjësit e rinj që të jenë të kujdesshëm me aktivitetin e tyre që tregojnë në rrjetet sociale.
“Pastroni profilet tuaja”, thonë ata, duke sinjalizuar se aktiviteti që dikush tregon në një media të caktuar sociale e bën “pre” të problematikave profesionale.
“Kërkoni veten në Google. A mund ta gjeni? Ju pëlqen ajo që shihni?”, vijojnë më tej ekspertët.Një studim i fundit tregon se 93% e punëdhënësve kanë kërkuar për profilin e kandidatëve në rrjete sociale. 69% u përgjigjën se kanë refuzuar kandidatë si pasojë e përmbajtjeve të papërshtatshme në profilet e tyre, ndërkohë që 68% pohuan se kanë marrë në punë një kandidat bazuar në të njëjtin fenomen.Çfarë nuk pëlqehet nga punëdhënësi në rrjete sociale:
– Fotot e papërshtatshme
– Komente/Statuse jo me gjuhën e duhur
– Mashtrime
– Paraqitje e aftësive të dobëta komunikuese
– Postim duke konsumuar alkool etj.Tregoni kujdes! Media sociale mund t’ju japë shumë mundësi për të zgjeruar rrjetin e njohjeve dhe për të komunikuar por mund të shndërrohen edhe në një “boomerang” të sjelljeve jo të hijshme që ju penalizon në rrjetin profesional.
Fushata zgjedhore, KPK kërkon të shmangen deklaratat që ceno...
Jeronimo Sarin emërohet kryetrajner i Sigal Prishtinës
Igball Jashari prezantohet tek Drita
Kurti: Kosova me kompani të saj ajrore
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...