Ditëve të sotme, ushtrimi plank është prej më të popullarizuarve, i cili iu ka ndihmuar miliona njerëzve anë e mbanë botës që ta ndryshojnë trupin dhe ta formësojnë atë.
Ky ushtrim sfidues është një prej ushtrimeve më të mira statike me peshë të trupit që e tonifikon dhe forcon barkun, por edhe tërë trupin në përgjithësi.
Ushtrimi plank i forcon mollaqet, e djegë yndyrën në bark, i tonifikon duart dhe këmbët, por edhe e drejton shpinën.
Megjithëse mund të duket ushtrim i lehtë dhe i thjeshtë, faktikisht vetëm i lehtë nuk është!
Ushtrimi është i njëjtë me pompat, por plank është statik.
Më poshtë jua sjellim një sfidë katër javore, gjatë së cilës do ta rritni qëndrueshmërinë dhe do t’i rritni nivelet e forcës.
Në fillim, ju duroni në pozitën plank për vetëm 20 sekonda dhe gradualisht e rritni këtë kohë çdo ditë.
Posa të arrini në 4 minuta, i cili është synimi final, ju do të jeni shumë në formë dhe do të jeni të aftë t’i performoni edhe ushtrimet më të vështira.
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...