Selfie? Të papërfillshme për 53 për qind të femrave, që ndjehen gjashtë herë më të motivuara për foto spontane dhe të përditshme, koha me fëmijët, stërvitja, dalja me mikeshat, të postuara në rrjetet sociale nga femrat e tjera.
Kështu bën të ditur një studim mbi emocionet femërore, realizuar me intervistat e mbi 7 mijë femrave në tetë vende në tre kontinente.
Sipas studimit pothuajse gjysma e femrave në botë kap momente të përditshme në telefon, por vetëm një në tre beson se të tentosh të realizosh foton ‘perfekte’ të fytyrës është humbje kohe.
Studimi gjithashtu tregon se femrat frymëzohen nga fotografitë spontane të femrave të tjera, që kanë sukses në jetën e përditshme gjashtë herë më shumë se nga “selfie” apo fotot statike, transmeton tch. Kjo tregon se femrat e dinë rëndësinë e gjërave të vogla në jetë dhe janë mësuar të dokumentojnë pikërisht këto momente për të krijuar kujtime për vitet e ardhshme.
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...