Një bletë e vetme mund të prodhojë pak mjaltë, por është bashkimi që bën fuqinë në këtë rast.
Gjatë dimrit një lule “vizitohet” nga 10 mijë deri në 20 mijë bletë ndërsa me ardhjen e pranverës, numri rritet.
Gjatë stinës së pranverës numri i bletëve shkon në 225 mijë dhe në mesin e verës ky numër bie në 90 mijë.
Përgjatë një viti një koshere bletë mund të prodhojë 20-30 kg mjaltë, madje nëse stina është e mirë dhe zona është e favorshme bletët mund të prodhojnë deri në 40 kg mjaltë në vit.
Në fillim të pranverës, kur kosherja fillon të ripopullohet, mban rreth 30,000 bletë, transmeton “Tch”.
Me një llogaritje të përafërt, një koshere bletë duhet të qëndrojë në 2.700.000 lule për të prodhuar 1 kg mjaltë. Kuptohet se një bletë e vetme nuk mund ta bëjë gjithë këtë punë por këto insekte janë shembulli më i mirë që na jep natyra se puna në kolektiv është gjithmonë e frytshme.
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...