Duket se miti i rëndësisë së reçipetave tek femrat ka filluar të bjerë.
Të paktën kështu sugjerohet edhe nga profesori Jean-Denis Rouillian, i qendrës Universitare Besancon në France, i cili është shprehur se reçipetat s’janë të domosdoshme për shëndetin e gjoksit të një gruaje.
Sipas studimit të tij, nuk ka nevojë anatomike, as mjekësore e as psikologjike për ruajtjen e gjokseve, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo, ai thotë se reçipetat në fakt e pengojnë rritjen e tyre.
Në këtë studim kanë marrë pjesë 330 vullnetare të moshës 18 deri në 35 vjeç, dhe i kanë kontribuuar studimit duke marrë pjesë në ekzaminimin dhe matjet e gjoksit për 15 vjet me radhë.
Rezultatet kanë treguar se gratë të cilat nuk mbanin reçipeta, i kishin gjokset për 7 milimetra më lartë sesa ato që mbanin reçipeta. Po ashtu, në gjokset e grave që s’i mbanin reçipetat kishte më pak carje në lëkurë.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...