Receta që e duan të gjithë: Reçel frutash të përziera

10:46 | 22 Tetor 2021

Shumë njerëz thonë se reçeli me fruta të përziera është më i shijshmi.

Ai zakonisht konsumohet në mëngjes, gjatë ditës dhe mund të përdoret shumë lehtë edhe për ëmbëlsira të ndryshme, transmeton portal arbresh.info

Tre llojet e kumbullave, tre llojet e pjeshkave dhe dardhat janë përbërësit kryesorë.

Pjesa tjetër e frutave është opsionale ose thjesht mund të rrisni sasinë e frutave të lartpërmendur.

Gjithashtu, ju mund të përdoni frutat që ju dëshironi.

Përbërësit:

1kg kumbulla të pastruara
1kg pjeshka të qëruara
500 gr dardha të qeruara
500 gr fruta sipas zgjedhjes suaj ( mollë, rrush, luleshtrydhe)
600 gr sheqer
3 gota ujë

Përgatitja:

Pritni frutat në copa të madhësisë së dëshiruar. E spërkasim me sheqer dhe e përziejmë. Frutat dhe sheqeri mund të qëndrojnë për një kohë, por nuk është e detyrueshme.

Reçel me fruta të përziera mund të gatuani menjëherë. Unë rekomandoj ta gatuani në një temperaturë më të ulët.

Reçeli i përzier i frutave është gati (si çdo tjetër) kur të fitojë masnë homogjene.

Kohëzgjatja e gatimit të reçelit të frutave të përzier varet nga disa faktorë (sa i lëngshëm është fruti, madhësia e frutit, lloji i frutave).

Pasi të jetë gati, hidheni në kavanoza dhe mbylleni mirë me kapakë. Ju bëftë mirë!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara