Stina e verës sjell zgjim në natyrë, sikurse edhe në emocione, prandaj dashuritë e reja janë të pashmangshme.
Zgjatja e ditës dhe moti me diell e stimulojnë energjinë, e cila gjatë muajve të dimrit është “në gjumë”, transneton portali arbresh.info

Zgjimi i hormoneve
Në dimët hormonet ndalojnë “së punuari”, dhe kur flasim për gratë dopamina është thelbësore. Numri i shtuar i ditëve me diell sjell me vete zgjimin e energjisë seksuale. Një ndryshim i ngjashëm ndodh në botën e burrave gjatë pranverës, por ata dominohen nga testosteroni, sekretimi i të cilit gjithashtu kontribuon në humbjen më të lehtë të peshës.
Ulet niveli i stresit
Në verë, niveli i stresit ulet shumë. Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit stimulon prodhimin e vitaminës D, por edhe sekretimin e serotoninës – një hormon që ndikon në disponimin e mirë. Për shkak të gjithë kësaj, gjatë muajve të verës ndihemi më energjikë dhe të gjallë, transmeton portal arbresh.info
Zgjohen shqisat
Gjithçka fillon me feromonet, aromat natyrore njerëzore që dërgojnë sinjale joshëse te gjinia e kundërt dhe që vijnë në shprehje të plotë në temperatura më të larta. E lidhur ngushtë me këtë është shqisa e shijes, kështu që ekziston një teori që nëse na pëlqen aroma e dikujt, ka më shumë mundësi që të shijojmë një puthje me të. Kur flasim për një përqafim, nuk mund të mos përmendim oksitocinën, të cilën ne gjithashtu e quajmë hormoni i dashurisë dhe që ndihmon në forcimin e lidhjes me partnerin./arbresh.info/
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...