Të qenët jorealist e të paturit pritshmëri të mëdha mund të rezultojë lënduese. Kjo është një sjellje e rrezikshme sipas psikologëve, sepse pritshmëritë e larta janë pikërisht rrënjët e çdo problemi në jetën tuaj.
Në një moment apo tjetër do t’ju duhet të zbrisnit nga retë dhe të ktheheni me këmbë në tokë. Fusha e dashurisë është ajo e “minuara” kur vjen puna tek lëndimet dhe këto të fundit vijnë pikërisht prej pritshmërive. Shpesh akuzojmë djemtë gjithë kohën se atyre nuk u intereson, nuk na kuptojnë dhe nuk kanë asnjë ide rreth dashurisë. Por mund të jeni ju, AJO që jeni gabim. E vërteta është që ne i thyejmë zemrën vetë vetes përmes pritshmërive jorealiste.
Ne vendosim rregulla, standarde por asnjëherë nuk u themi partnerëve se cilat janë këto të fundit. Ky lloj i të menduarit nxit keqkuptime. Mungesa e realitetit dhe e komunikimit na mban në këtë cikël konstant të zhgënjimit. Përcaktojini pritshmëritë nga realiteti në botën reale dhe jo në kokën tuaj.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...