Përfitimet shëndetësore që i sjellin rrezet e diellit në shtëpinë tuaj, me siguri se peshojnë më shumë se çdo rrezik i privatësisë.
Përderisa brengat për privatësinë mund t’ju parandalojnë t’i mbani roletat e hapura gjatë ditës, ju mund ta ndryshoni mendjen kur e kuptoni se sa është e rëndësishme që rrezet e diellit të përçojnë në shtëpinë tuaj,
Përderisa mund të jeni të përqendruar në largimin e pluhurit nga shtëpia, sipas një artikulli të publikuar në “Science Daily”, lërja e futjes së rrezeve të diellit në shtëpi përmes dritareve mund të ndihmojë në mbytjen e baktereve që jetojnë në pluhurin e mbetur dhe kjo mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve respiratore.
Ekspertët kanë treguar se bakteret janë më të afta të mbijetojnë dhe të riprodhohen në dhoma të errëta – rreth 12% më shumë faktikisht.
Sidoqoftë, në dhomat ku bakteret i ekspozohen dritës së diellit, vetëm 6.8% prej tyre kanë mundësi të vazhdojnë të mbijetojnë.
Veç kësaj, bakteret që mbahen në dhoma të errëta janë të lidhura më ngushtë me sëmundjet respiratore sesa ato të cilat mbijetojnë edhe në ekspozim të diellit.
Prandaj, duke i lënë roletat hapur jo vetëm se përfitoni nga vitamina D të cilën e merrni nga dielli, por edhe mund të shpëtoni nga sëmundjet respiratore. /Telegrafi/
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...