Koalicion me LDK-në, përgjigjet Hamza: Dikush me dikë duhet të bashkëpunojë – Bllokadat nuk janë të shëndetshme

21:52 | 11 Maj 2026
E.H

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza u pyet për mundësinë e bashkëpunimit me LDK-në në të ardhmen.

Hamza në këtë pyetje, u përgjigj:

“Dikush me dikënd duhet me bashkëpunu, kemi pas bashkëpunime të mira, herë ne me LDK-në, me AKR-në…Jam i bindur që bllokadat nuk janë të shëndetshme për vendin”, tha Hamza.

“Integrimit në BE dhe NATO i nevojitet stabiliteti politik…”, deklaroi Hamza në Pressing duke shtuar se vendet fqinje po ecin përpara.

Shpërndaje në rrjete sociale