Kosova ka marrë pjesë për herë të parë si vend partner në konferencën ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026”, e cila po zhvillohet në Këln. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë për RTK-në ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë forum është mundësi për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë.
“Kjo konferencë është vjetore, tradicionale e kësaj radhe, partner në bashkorganizim është Qeveria e Republikës së Kosovës, me ç’rast shumë biznese nga Gjermania, dhe jo vetëm, dhe një sërë biznesesh edhe nga Republika e Kosovës, kanë mundësinë që të diskutojnë së bashku në panele të ndryshme dhe gjithashtu të krijojnë kontakte e lidhje të reja bashkëpunimi…”, ka thënë Kurti.
Ai ka theksuar se synimi është zgjerimi i eksporteve dhe tërheqja e investimeve të huaja në Kosovë, duke përmendur sektorët me potencial zhvillimi.
“Jemi këtu në kështjellën Bensberg, në Këln… kur kemi parasysh që në Kosovë kemi një rritje ekonomike prej rreth 4%, kur po rritet qarkullimi i bizneseve edhe eksportet dhe investimet e huaja…”, ka thënë ai.
Kurti ka deklaruar se gjatë takimeve me përfaqësues të landit Nordrhein-Westfalen është diskutuar edhe roli i mërgatës në forcimin e lidhjeve ekonomike e kulturore.
“Natyrisht e përfituam nga rasti edhe për vizitë në Düsseldorf, ku u prita nga Kryeministri i landit Nordrhein-Westfalen… u diskutua se si mund të përdoret edhe më shumë mërgata e Kosovës… për të krijuar ura edhe më të gjera…”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka shtuar se në mandatin e ardhshëm qeveria do të fokusohet në investime strategjike në ekonomi, industri dhe infrastrukturë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës do të fokusohet në miniera dhe gazifikim të linjitit, pastaj në hekurudha, në diga, stadiume, dhe në Brezovicë e gjithashtu do të kemi edhe një hov të industrisë ushtarake…”, ka deklaruar Kurti.
Autoritetet gjermane arrestojnë një 17-vjeçar të dyshuar për...
Ska rrezik për pandemi nga hantavirusi në Shqipëri, ISHP: Nu...
Koalicion me LDK-në, përgjigjet Hamza: Dikush me dikë duhet ...
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë çelës për zhv...
Statovci “godet” ish-partinë: Ta kesh emrin Guxo dhe mos të ...
Mourinho i vendos dy kushte Real Madridit, mediumi i njohur ...