Përfitimet e majdanozit për lëkurë nuk janë edhe aq të njohura dhe nuk janë vlerësuar aq shumë.
Por, majdanozi përbën shumë të mira për lëkurën, shkruan arbresh.info. Ja cilat janë të mirat e majdanozit për lëkurë:
Sasia e lartë e vitaminës C në majdanoz ushqen lëkurën dhe parandalon rrudhat. Konsumimi i majdanozit stimulon prodhimin e kolagjenit në lëkurë dhe promovon riprodhimin e qelizave të reja.
Majdanozi përmban vitaminë A e cila luan rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen dhe riparimin e lëkurës. Nëse konsumoni majdanoz, ju do të përmisoni elasticitetin e lëkurës, e cila parandalon rrudhat dhe përshpejton shërimin e lëkurës së sëmurë, shkruan arbresh.info.
Majdanozi heq rrathët e zi rreth syve dhe meqë përmban sasi të lartë të vitaminës C, klorofil dhe vitaminën K ndihmon të ndriçohet zona rreth syve.
Nëse vuani nga rrathët e zi nën sy, atëherë merreni lëngun e majdanozit dhe vendosni nën sy. Mbajeni për 10 min. Këtë trajtim duhet të bëni të paktën 2 herë në javë.
Konsumimi i majdanozit ka vlera të larta, por për lëkurë të pastër mund të përdorni edhe vajin esencial nga majdanozi. Më tej ajo ndihmon për të pastruar poret të cilat ndikojnë në krijimin e puçrrave në fytyrë.
Majdanozi përmban minerale, kalcium, kalium, bakër dhe zink. Këto minerale janë thelbësore për ruajtjen e lëkurës të shëndetshme, shkruan koalb.com.
Zieni gjethet e majdanozit dhe lëngun e fituar mund ta konsumoni gjatë ditës. Lëngu i majdanozit ndihmon shumë lëkurën tuaj.
Majdanozi i freksët ndihmon në qetësimin e lekurës. Edhe nëse vuani nga pickimet e mushkonjave, mjafton të vendosni disa gjethe majdanoz në lëkurë dhe lëkura juaj do të qetësohet. Metoda tjetër është që të vloni majdanozin dhe më atë ujë prekni zonat e irrituara. /Arbresh.info
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...