Kur ka qenë hera e fundit që e keni ndërruar furçën e dhëmbëve? Kanë kaluar më shumë se 4 muaj? Nëse përgjigja është pozitive, nuk jeni vetëm. Sipas disa studimeve, 42% e njerëzve nuk e ndërrojnë furçën e dhëmbëve aq shpesh sa duhet. Kjo gjë mund të sjellë probleme me shëndetin oral, siç janë shtimi i baktereve, dëmtimi i smaltit, prishja e dhëmbëve etj.
Për të shmangur të gjitha këto, duhet të keni parasysh që furça duhet ndryshuar çdo 3-4 muaj. Kjo është e domosdoshme për një shëndet sa më të mirë oral, duke qenë se furça konsumohet dhe nuk është më efektive në pastrimin e dhëmbëve. Madje, furça e vjetër mund të ndikojë edhe në enjtjen e mishrave të dhëmbëve.
Po ashtu, rekomandohet që në rastet kur jeni të sëmurë me grip apo me ndonjë infeksion bakterial, është mirë ta ndërroni furçën për të shmangur rikthimin e infeksionit.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...