Google ADS

Njerëzit e divorcuar shpesh turpërohen dhe paragjykohen nga shoqëria

00:33 | 16 Mars 2021
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të fundit, gratë e divorcuara kanë dy herë më shumë gjasa që të ndihen në faj dhe të turpëruara për shkak të një martese të dështuar, dhe një e treta e çifteve të divorcuar pretendojnë se kanë qëndruar të martuar dhe kanë punuar sa më shumë që kanë pasur mundësi.

Edhe në këtë shekull divorci mbetet ende veprim paragjykues, sikurse dëshmohet se më shumë se se gjysma e çifteve të divorcuar ndiejnë një lloj turpi për shkak të dështimit të martesës së tyre, transmeton portali arbresh.info

Të dhënat janë gjetur pasi janë studiuar mbi 1000 persona të divorcuar nga firma britanike e ligjit “Slater and Gordon”.

Sipas këtij studimi, gratë kanë dy herë më shumë gjasa të ndjehen fajtore dhe të pakëndshme në lidhje me divorcin sesa burrat, dhe mesatarisht duhen katër vjet pas një divorci zyrtar që njerëzit të shërohen emocionalisht.

Arsyet më të zakonshme pse njerëzit qëndrojnë në një martesë jofunksionale janë kujdesi për fëmijët dhe financat, dhe një në dhjetë persona qëndron i martuar përshkak se nuk dëshiron që të paragjykohet nga shoqëria pas divorcit.

Më shumë se një e treta e njerëzve e perceptojnë divorcin si një dështim personal, pavarësisht nëse ndihen fajtorë sepse zgjodhën një partner të keq të jetës ose sepse nuk arritën të gjenin një gjuhë të përbashkët, pavarësisht besimit se ata do të qëndrojnë së bashku derisa “vdekja t’i ndajë”, transmeton portali arbresh.info

Se martesa nuk mbaron lehtë dhe pa dhimbje tregon edhe fakti se më shumë se 75 përqind e njerëzve në mënyrë aktive u përpoqën të shpëtonin marrëdhënien dhe t’i jepnin asaj të paktën një shans më shumë, njoftuan studiuesit.

Studimi ka gjetur se pasojat e divorcit janë të shumta, përfshirë edhe:

rreth 46 përqind e njerëzve përballen me dënimin e të tjerëve çdo ditë,

rreth 60 përqind e njerëzve thonë se kanë humbur shumë miq të përbashkët pas një divorci,

çdo i gjashti person thotë se ai i humbi të gjithë miqtë e tij pas divorcit,

shumica e njerëzve të divorcuar besojnë se jeta e tyre shoqërore ka vuajtur shumë pas divorcit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale