Divorci i Bill dhe Melinda Gates ka bërë bujë të madhe në mediat anembanë botës.
Përkundër titujve që mbuluan të gjitha mediat, Melinda Gates vendosi që të largohej nga “zhurma” dhe morri me qira një rezidencë në një ishull privat ku një natë kushton 132,000 dollarë, transmeton portal arbresh.info

Ishulli quhet Kalivinji dhe ndodhet në bregdetin jugor të Grenadës në Karaibe.
Çifti, të cilët janë të martuar për 27 vjet, njoftuan divorcin e tyre të hënën, dhe ata e njoftuan këtë vendim në një deklaratë të përbashkët publike.
Sipas burimeve të TMZ, plani që nga fillimi ishte që Melinda dhe tre fëmijët e saj të qëndronin në ishull pas vendimit për divorc.

Ishulli Kalivinji është me madhësi 80 hektarë dhe u ofron mysafirëve 25 apartamente dhe shtëpi të mrekullueshme. Interesante, ishulli është një udhëtim pesë-minutësh me anije nga Grenada.
Megjithëse çifti tha se ishte një divorc miqësor, burimet e TMZ theksuan se familja kryesisht ishte në anën e Melindës, kështu që në këtë rast nuk mund të thuhet se ishte një “divorc miqësor”./arbresh.info/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari