Historisë së vogëlushit që preku zemrat e shumë personave në tërë botën i erdhi fundi…i vogli Charlie nuk jeton më.
Prindërit e vogëlushit, britanikët Chris Gard dhe Connie Yates për gjashtë muaj rresht ishin pjesë e një beteje, duke kërkuar që djali i tyre 11 muajsh të lejohet që të shkojë në SHBA, ku do merrte një trajtim eksperimental për sëmundjen e rrallë, transmeton Klan Kosova.
E pas skanimeve të fundit që Chris dhe Connie kishin parë morën vendimin e vështirë e të dhimbshëm që të birit të tyre t’ia largojnë ventilatorin e frymëmarrjes që e mbante në jetë, pasi që tashmë sipas tyre ishte shumë vonë që vogëlushi i tyre, Charlie të merrte çfarëdo lloj trajtimi.
Spitali Great Ormond Street, ku Charlie ishte diagnostifikuar me sëmundjen e rrallë të trashëgueshme, e quajtur sindroma e zbrazjes së ADN-së mitokondriale, u kishte thënë që nuk mund të bëhej asgjë për te.
Mirëpo prindërit e tij nisën betejën për të mbajtur të gjallë vogëlushin, betejë e cila mori mbështetje ndërkombëtare.
Por, mjekët dhe më vonë Gjykata britanike vendosi se ai nuk mund të trajtohej jashtë me një metodë eksperimentale.
Sipas tyre, gjithçka duhej bërë për të shëruar vogëlushin nga një sëmundje fatale, ishte bërë.

Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...