Shumë njerëz mendojnë se depilimi është shumë i dhimbshëm, e vetmja zgjidhje është që të përdorin makinë rroje.
Ne do ju sjellim disa truke për të mos u depiluar shpesh. Për më tepër, lëkura do të jetë më e butë.
Vendoseni briskun në ujë të ngrohtë përpara përdorimit.
Ngrohja e briskut në ujë të nxehtë ndihmon që ajo të rrëshqasë më mirë në lëkurë, duke e bërë më efikas rruajtjen.
Përdoreni briskun në drejtim të kundërt me atë të rritjes së qimeve
Ky është rregulli i artë: gjithmonë briskun në drejtimin e kundërt me atë të rritjes së qimeve. Në në këtë mënyrë prerja do të ndodhë afër rrënjës dhe lëkura do të jetë më e butë.
Përdorni vajin në vend të kremit depilues
Kremi depilues është i mirë, megjithatë do të ishte më mirë që të përdorni vaj (si ajo e ullirit ose e kokosit) pasi krijon një ndjesi të këndshme dhe e bën heqjen e qimeve më efektive. Në sajë të vajit, prerja bëhet më e thellë, kështu që nuk do të jetë e nevojshme që të depiloheni shpesh. Ndërsa kremrat depilues krijojnë një pengesë të lehtë mes briskut dhe lëkurës.
Bëni një dush të nxehtë para depilimit
Mund të duket e qartë, por është një hap thelbësor. Para se të përdorni briskun është e nevojshme për të bërë një dush të nxehtë ose, nëse nuk ështe e mundur, të paktën të kaloni një peshqir të lagësht dhe të ngrohtë në lëkurë.

Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...