Kur flasim për njerëz me temperament të keq dhe të vështirë, zakonisht nënkuptojmë që ata janë kokëfortë, egoist dhe nuk dorëzohen asnjëherë, madje edhe kur bëjnë gabime.
Ballafaqimi me ta mund të bëhet një sfidë e vërtetë, ndaj bëni kujdes nëse keni një partner me temperament të tillë, transmeton portal arbresh.info
Burrat që kanë një temperament të tillë u përkasin këtyre shenjave…
Binjakët
Binjakët njihen si mashtrues dhe e dinë saktësisht se cilat fjalë të përdorin për t’ju bërë t’i besoni. Ata janë të shkëlqyeshëm për të flirtuar me të panjohur dhe ky talent më së shpeshti është merita për marrëdhëniet e tyre afatshkurtra të dashurisë. Nga natyra janë të beftë, nuk tolerojnë gënjeshtra (edhe pse vetë gënjejnë), duke shtyrë çdo marrëveshje dhe çdo fyerje për kotësinë e tyre, qoftë edhe pa dashje.
Dashi
Absolutisht kokëfortë. Nëse jeni dakord të jetoni me një burrë Dashi, mos u ankoni nëse gjithçka shkon sipas dëshirës. Pjesëtarët e kësaj shenje shpesh janë jashtëzakonisht egoistë. Ata janë të qëndrueshëm në pikëpamjet e tyre, edhe kur e dinë se e kanë gabim. Dhe nëse përpiqeni t’i provoni ndryshe me ta, ata do të bëhen më agresivë. Nga natyra zemërohen shumë shpejt.
Akrepi
Meshkujt e lindur në shenjën e Akrepit ofendohen lehtë. Shpesh bëhen mbrojës të vetes edhe kur nuk kanë nevojë. Ata besojnë se pas çdo komenti dhe kritike qëndron xhelozia dhe e kanë shumë të vështirë të harrojnë dhe të falin. Nga natyra, ata janë hakmarrës deri në ekstrem./arbresh.info/
Kungulli – Super perimja e verdhë e vjeshtës
Agjencia iraniane: Teherani dërgon dy satelitë në Rusi, për ...
Sulmet izraelite në Liban vrasin 9 persona, përfshirë në një...
Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim t...
“L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas p...
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare në Pukë