Nëse jetoni me partnerin apo dëshironi të flini tek ai, pozita e trupit gjatë gjumit mund të zbulojë shumëçka për lidhjen tuaj…
Mënyra se si fle dhe pozicioni që merr trupi gjatë gjumit nuk është aq i parëndësishëm, por tregon edhe marrëdhënien që ke me partnerin.
Pozicionet e gjumit të çifteve janë bërë objekt i një studimi të kryer me 1100 njerëz, i publikuar në faqen online “Edinburgh International Science Festival”.
Nga studimi është vënë re se, përgjithësisht çiftet që flenë në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri janë më të lumtur se pjesa tjetër që flenë në një distancë të konsiderueshme.
Po ashtu, nëse trupat flenë duke pasur kontakt me njëri-tjetrin, marrëdhënia është edhe më e lumtur.
Rreth 42 për qind e çifteve që ishin pjesë e studimit treguan se flenë me shpinë nga njëri-tjetri, 31 për qind flinin në të njëjtin drejtim dhe vetëm 4 për qind e tyre flinin ballë për ballë.
Rreth 34 për qind e çifteve flenë ngjitur me njëri-tjetrin, 12 për qind, në një distancë të vogël, ndërsa 2 për qind flinin deri në disa centimetra distancë, transmeton Telegrafi.

91 për qind e çifteve, që flenë me shpinë nga njëri-tjetri dhe preken, janë të lumtur në raportin e tyre.


76 për qind e çifteve, që flenë në të njëjtin drejtim, por me një distancë nga njëri-tjetri, janë të lumtur.

74 për qind e çifteve, që flenë me shpinë nga njëri-tjetri, por pa u prekur, janë të lumtur.

55 për qind e çifteve, që flenë përballë njëri-tjetrit, janë të lumtur në marrëdhënien e tyre.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...