Martesa e Bill Gates u prish për shkak të një pedofili miliarder

01:14 | 11 Maj 2021

Pas lajmit se Bill dhe Melinda Gates janë duke u divorcuar, mediat po spekulojnë rreth arsyes se pse martesa e tyre, që ngjante e lumtur, erdh drejt fundit.

Disa media amerikane, si arsye të ndarjes së tyre e përmendin edhe pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein, transmeton portali arbresh.info

Sipas akuzave të fundit, çifti Gates nuk janë duke u divorcuar në mënyrë paqësore dhe dyshohet se Melinda ishte e zemëruar me burrin e saj, që kur ai fillonte të shoqërohej me Epstein.

Ish-gruaja e një prej njerëzve më të pasur në botë dyshohet se paralajmëroi burrin e saj për Epstein dhe ishte zemëruar për shkak të takimeve të tyre.

“Bussines Insider” raporton se Melinda është e përhumbur nga takimi i tyre me Epstein, dhe thuhet se ajo kurrë nuk do të mund të kishte shoqëri me të.

Çifti u takua me Epstein në Nju Jork në vilën e tij në Upper East Side në shtator të vitit 2013.

Burime të “Daily Beast” thonë se Melinda menjëherë është rrëfyer te miqtë e saj për ndjenjen e hidhur që kishte gjatë takimit.

Neë York Times raportoi për herë të parë për lidhjet e Gates me Epstein në fund të vitit 2019, pas vetëvrasjes së Epstein në Metropolitan Penitentiary në Neë York, ku ai po priste gjyqin për padi për trafik seksual të vajzave dhe grave.

Thuhet se, marrëdhënia midis Gates dhe Epstein u ftoh në vitin 2014, dhe Epstein u ankua se Gates papritmas ndaloi së foluri me të.

Pas 27 vitesh martesë, Bill dhe Melinda Gates kanë njoftuar për ndarjen e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara