Në të shumtën e rasteve femrat ankohen për fytyrën e tyre të mbushur me puçrra ose se kanë lëkurë të ashpër. Teksa të gjithë ëndërrojnë një fytyrë bebi, pjesa më e madhe e tyre neglizhojnë që të informohen rreth një kujdesi për të cilin çdo fytyrë ka nevojë.
Kurrë nuk duhet të harrojmë se gjithçka jemi është rezultat i asaj që ne praktikojmë ose jo. Për shembull një rutinë ideale, bazuar në atë çka dermatologët më të mirë botërorë thonë, është “A-ja” e shëndetit të lëkurës! Kësisoj, do listojmë për ju 4 veprime që duhet t’i bëni gjithmonë përpara gjumit.
Të jeni të sigurt që lëkura juaj jo vetëm që do fillojë të “marrë frymë”, por edhe do të shkëlqejë si asnjëherë më parë. Thuajuni lamtumirë puçrrave! Së pari, përdorni xhel pastrues për fytyrën dhe mos harroni që gjithmonë ta masazhoni me kujdes teksa e fërkoni. Së dyti, mos harroni që të përdorni një krem të përshtatshëm për pjesën poshtë syve. Së treti, lyeni fytyrën me krem hidratues. Së katërti, ajrosni dhomën tuaj para se të flini.
Mundohuni që të gjitha pikat e mësipërme t’i bëni pjesë të rutinës suaj. Na falënderoni më vonë!
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën