Edhe pse seksi është një ndër komponentët më të rëndësishëm në jetën në çift, një nevojë fiziologjike dhe mendore që çon marrëdhënien në një tjetër dimension, ndonjëherë një gabim i vogël mund të bëjë hatanë.
Më shumë se një gabim i vogël, bëhet fjalë për një ndër pozicionet më klasikë gjatë seksit që mund të çojë në një problem të rëndë siç është thyerja e penisit.
Në një studim të publikuar në ‘’Advances in Urology’’, pasi u analizuan rastet e meshkujve të hospitalizuar me fraktura penile (thyerje të penisit) gjatë viteve 2000-2013, studiuesit arritën në konkluzionin shokues se gati 50% e rasteve ndodhnin si pasojë e pozicionit misionar të femrës, ose e thënë në terma më të thjeshtë kur femra qëndron sipër.
Sipas tyre, kjo ndodh pasi në këtë pozicion femra kontrollon lëvizjet me gjithë fuqinë e trupit dhe një penetrim i gabuar ose një lëvizje e pakontrolluar mbi penisin e erektuar mund të rezultojë fatal./Living
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...