Dëgjojmë shpesh të thuhet se produktet e make up-it duhet t`i ruajmë në frigorifer gjatë verës në mënyrë që të jenë më efektivë. Por a është e vërtetë diçka e tillë? Në fakt, kjo gjë është e vërtetë për disa produkte dhe jo për disa të tjera. Cilat janë ato produkte që duhet të keni kujdes dhe t`i ruani në frigorifer gjatë stinës së nxehtë?

Sipas Harper`s Bazaar, produktet që duhet të qëndrojnë në frigorifer për të qenë më efektivë dhe më jetëgjatë janë produktet bio që nuk përmbajnë konservantë dhe serumet që kanë një përqëndrim të lartë të përbërësve aktivë, si vitamina C. Po ashtu, edhe manikyrët e thonjve, produktet që përmbajnë antioksidantë apo ato që nuk përdoren shpesh. Disa formula produktesh mund të depërtojnë më në thellësi dhe të jenë më efektive kur ruhen në frigorifer. Ndërsa ato produkte që nuk duhen vendosur në frigorifer janë vajrat, pasi në bazë të temperaturës iu ndryshon struktura shkruan Revista Class.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...