Të jesh i ri dhe i beqar në Marok nuk është e lehtë.
Çiftet e pamartuara që kapen në të njëjtën dhomë hoteli mund të burgosen deri me një vit burg, sipas nenit 490 të kodit penal.
Kjo masë e ka penalizuar turizmin.
Hotelet jo vetëm që kanë humbur turistët e huaj për shkak të pandemisë, por janë të detyruar të largojnë klientët, që nuk janë të pajisur me certifikata martesore.
Çdo javë policia kontrollon të dhënat e hoteleve për të kontrolluar nëse ka shkelje.
Për këtë arsye, strukturat e hotelerisë në Maroko kërkojnë nga qeveria të legalizojë seksin paramartesor, shkruan “The Economist”.
Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dekriminalizuar së fundmi marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore, me sauditët që thonë se në hotelet e vendit nuk kërkohen më certifikata martesore./oranews/
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga