Edhe pse mosha nuk është aspak problem kur dy njerëz e duan njëri-tjetrin, sërish ka raste kur kjo e fundit ndikon që dy partnerët ose të shkojnë mirë ose të kenë probleme.
Diskutohet gjithnjë mbi diferencën ideale që duhet të kenë dy partnerë, në mënyrë që të jetojnë lumtur, por asnjëherë nuk ka një përgjigje konkrete për këtë fakt.
Kjo është arsyeja se pse pedagogët e universitetit të Emory-t kanë marrë iniciativën që të intervistojnë rreth 3000 çifte për të kuptuar se cila është diferenca më e mirë e moshës që mund të kenë.
Sipas rezultateve, diferenca perfekte e moshës për dy partnerët është vetëm 1 vit diferencë, ndërkohë që kjo ulet ndjeshëm te çiftet që kanë më shumë se 7 vite diferencë.
Gjithashtu, të njëjtët ekspertë kanë thënë se nëse një çift kalon dy vite bashkë mundësia për t’u ndarë është rreth 20%, çka i bën këto dy vite shumë kritike për marrëdhënien e dashurisë, shkruan blitz.al.
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot
Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Rep...
Alis arrin vendin e 13-të në Eurovizion, ‘Nan’ mori 145 pi...
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë