Njëra ndër lulet më të qëndrueshme është Barbaroza. Shkencëtarët kanë konstatuar që nëse keni së paku një të tillë në shtëpi, ndihmon te pagjumësia dhe dhembja e kokës.
Çdo fletë ka simbolikën e vet, ndërkaq simbolika e barbarozës është që sjell fat.
Lulet më të popullarizuara janë shumë të qëndrueshme dhe të lehta për mirëmbajtje, mirëpo për të zbukuruar me lulet e saj të bujshme ballkonin nga pranvera deri në vjeshtë, në fillim të sezonit duhet t’u kushtoni më shumë kujdes.
Barbaroza është bimë barishtore shumëvjeçare me erë të mirë, me gjethe si pëllëmbë e me push, me lule të vogla ngjyrë trëndafili, me gjatësi deri 50 cm. Gjenden mbi 400 lloje të barbarozës.
Lulja e saj është me ngjyra të ndryshme sipas llojit. Kultivohet nëpër kopshte si lule zbukuruese dhe aromatike; është shpallur si “Mbretëreshë e Kopshteve”.
Origjina e barbarozës është Afrika e Jugut; është përdorur në mjekësinë tradicionale për shërimin e plagëve, sëmundjet virale, infeksionet e fytit, transmeton Telegrafi.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...