Shumica prej nesh ndjekin këtë procedurë kur lajnë flokët: thjesht aplikojmë shampon, i fërkojmë flokët për disa sekonda dhe i shpëlajmë, duke besuar se kjo është mënyra më e mirë për t’i pastruar…
Megjithatë, kjo metodë mund të mos jetë aq efektive sa mendojmë dhe mund të ketë efekte negative në shëndetin e flokëve.
Gabimi më i zakonshëm që bëjmë është të aplikojmë shampon në të gjithë gjatësinë e flokëve, duke filluar nga rrënja deri te majat, pa marrë parasysh natyrën e pjesëve të ndryshme të flokëve.
Sipas ekspertëve, kujdesi i duhur i flokëve fillon nga skalpi dhe jo nga majat, shkruan Marie Claire.
Arsyeja për këtë është e thjeshtë: skalpi është vendi ku akumulohet sebumi. Kur pastrojmë në mënyrë efektive rrënjët, lëkura e kokës mbetet e shëndetshme, ndërsa flokët mbeten të freskët dhe më pak të yndyrshëm. Përkundrazi, gjatësia dhe majat e flokëve, të cilat shpesh janë më të thata, nuk kanë nevojë për produkt shtesë, pasi shampoja që shpëlahet nga skalpi i kokës largon natyrshëm papastërtitë dhe yndyrën e tepërt nga pjesa tjetër e flokëve.

Procedura e duhur për një rezultat të shëndetshëm është të aplikoni shampon vetëm në skalpin e kokës/rrënjë dhe ta lini të ‘rrjedhë’ përgjatë flokëve gjatë shpëlarjes.
Majat e flokëve, të cilat janë më të ndjeshme dhe të thata, nuk kanë nevojë për shampo shtesë, pasi ato mund të bëhen më të thata nëse aplikohet produkt i tepërt, citon Anabel.
Prandaj, sekreti numër 1 për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim nuk është thjesht larja e shpeshtë me shampo gjatë gjithë gjatësisë, por fokusimi në skalpin e kokës. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...