Nëse jeni në një gjendje jo shumë të mirë psikologjike dhe emocionale, atëherë merrni njjë kafshë shtëpiake!
Sipas një studimi të publikuar së fundmi në “BMC Psychiatry”, të kryer nga hulumtuesit e universiteteve të Liverpoolit, Manchesterit dhe Southamptonit, është arritur në përfundimin se kafshët shtëpiake mund të përmirësojnë shëndetin mendor të njerëzve.

Hulumtuesit rishikuan 17 studime ndërkombëtare për të eksploruar kualitetin, natyrën dhe nivelin e dëshmive që sugjerojnë se kafshët janë të mira për shëndetin e njerëzve. Kështu, ata konstatuan se kafshët shtëpiake janë të mira për menaxhimin e mirëqenies mendore, e në veçanti gjatë periudhave të ndryshme të krizave.
Por, mbajtja e kafshëve shtëpiake ka edhe efekte negative emocionale dhe psikologjike, në veçanti kur ato ngordhin dhe pronari mërzitet. Sidoqoftë, autorët e studimit thonë se ende duhet të kryhen hulumtime më të hollësishme për të pasur dëshmi të qarta sa i përket rolit të kafshëve shtëpiake në mirëqenien e njerëzve.
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...