John Legend është “akuzuar” gjithmonë nga fansat se është një “vampir”, pasi nuk plaket kurrë. John e ka një përgjigje për këtë dhe duket se përveç gjeneve të mira ka të bëjë edhe rutina e përkujdesit të lëkurës.
“Kam dëgjuar për këto thashethemet e të qenit vampir. Sigurisht që nuk është e vërtetë, por unë kujdesem shumë për lëkurën”, -është shprehur ai.
Dhe cila është rutina që ai ndjek?
“Unë e pastroj, e hidratoj, i bëj scrub fytyrës dhe bëj të gjitha gjërat që më duken të nevojshme për të qëndruar i shëndetshëm. Gjithashtu mendoj se jam i bekuar me gjene të mira, sepse prindërit e mi kanë lëkurë të mirë”, -është shprehur këngëtari.
Pra, e gjitha është te gjenet dhe te përkujdesi që tregoni ndaj lëkurës!
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...