Rregullatori i reklamave në Mbretërinë e Bashkuar, Autoriteti i Standardeve të Reklamimit (ASA), ka ndaluar dy reklama të Zara-s, pasi sipas tyre përshkruajnë modele të konsideruara “jashtëzakonisht të dobëta”.
Reklamat e Zara-s të publikuara në maj, paraqisnin një modele të veshur me një këmishë të bardhë të madhe me “klavikulën e saj të spikatur” të theksuar nga dizajni i këmishës dhe një modele tjetër me një fustan të shkurtër të bardhë, pamja “e dobët” e të cilit theksohej nga dizajni.
ASA vendosi që këto imazhe janë të papërshtatshme dhe urdhëroi Zara-n të mos i përdorte më ato.
Sipas mbikëqyrësit, një efekt hijeje u përdor për ta bërë njërën nga këmbët e modeles të dukej “dukshëm e hollë”. Ata shtuan se pozicioni i krahëve të sipërm dhe i nyjeve të bërrylave të modeles e bënte trupin e saj të dukej “jashtë proporcionit”.
Zara konfirmoi se kishte ndryshuar listat e produkteve pas marrjes së ankesës dhe kishte hequr imazhet.

Irani paralajmëron SHBA: Nëse sulmohemi, do të godasim bazat...
Vushtrria vazhdon lidershipin, afrohen Dinamo e Trepça 89 – ...
Java vendimtare në Hagë: ‘Liria ka Emër’ intensi...
Shkak i një defekti, ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm n...
Aksioni në tregun e automjeteve, Inspektorati i Prishtinës s...
Pa befasi mbyllet xhiroja e 19 në Superligën e Kosovës – Rez...