Rrëfimi prekës i një vajzë për arsyen pse babai i saj ka veshur të njëjtën bluzë për 20 vjet ka prekur zemrat e shumë njerëzve anë e mbanë botës.
Ria, 24 vjeçe ka postuar në Twitter historinë e trishtë, duke postuar një foto të babait të saj të moshuar teksa mban veshur një bluzë të thjeshtë me ngjyrë jeshile dhe të verdhë, të cilën e ka mbajtur çdo ditë për 20 vjet me radhë. Teksa rrëmonte në shtëpinë e tyre të vjetër, vajza kishte gjetur një foto të prindërve të saj në muajin e mjaltit ku i ati shihej me të njëjtën bluzë me të cilën ajo ishte rritur duke e parë.
Dhe në atë moment gjithçka për të ishte bërë e qartë. Nëna e saj ishte ndarë nga jeta 18 vjet më parë dhe babai e kishte mbajtur gjithmonë pranë vetes atë bluzë në kujtim të gruas që kishte dashur gjithmonë.
Ria ka ndarë në rrjetin social dy foto të çiftit të ri të veshur me bluza të ngjashme dhe një tjetër ku shihet babai i saj, tashmë 60-vjeçar, i veshur me të njëjtën bluzë.
“Gjithmonë pyesja veten pse ai vazhdonte të vishte të njëjtën bluzë të vjetër. Pse nuk blinte një tjetër për ta zëvendësuar? Nuk e kisha imagjinuar kurrë se një bluzë kaq e thjeshtë mbante me vete një kujtim kaq të shtrenjtë për të”, shkruan e reja në Twitter.

Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...