Ju ka ndodhur të vini re që bluza apo këmisha juaj e preferuar nuk është më aq e bardhë si në fillim?
Ndoshta keni menduar se është bërë kështu nga ndonjë përzierje e gabuar me veshjet me ngjyrë ose detergjenti jo shumë cilësor, por edhe kur keni blerë një detergjent më të shtrenjtë, njollat dhe hija e grisë nuk janë larguar prej tyre.
Nuk është nevoja të lodheni më kot apo të përdorni zbardhues që dëmton veshjet, zgjidhja është shumë më e thjeshtë se kaq. Shumë më tepër nga ç’mund ta mendoni. Për këtë ju nevojiten 5 kokrra aspirinë, të cilat pasi t’i keni shtypur në trajtë pluhuri duhet t’i shtoni në një enë me 3 litra ujë të ngrohtë.
Zhytini rrobat në enën me ujë dhe lërini aty për 2-3 orë. Më pas futini në lavatriçe dhe në vend të detergjentit shtoni uthull molle dhe sodë buke. Këta dy përbërës do të përforcojnë akoma më shumë efektin zbardhues të aspirinës.
Veshjet tuaj jo vetëm që do të jenë më të bardha se kurrë. Por do të hekurosen akoma më lehtë falë vetive zbutëse të uthullës së mollës. Provojeni këtë truk dhe nuk do të zhgënjeheni aspak.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...