Shqiptarët në Itali po përjetojnë vrullin e asaj që po ndodh në Itali, por pa u dorëzuar në punën e saj si kuzhinjere Duke qenë se Italia gati është gjunjëzuar nga përhapja e koronavirusit, por gjestet e vogla të solidaritetit, nuk mungojnë mes njerëzve. Madje janë pikërisht këto gjeste që japin forcë për përballimin e kësaj situate.
Një operator sanitar shprehu simpatinë për një grua shqiptare, e cila u ofroi drekën mjekëve, infermierëve dhe operatorëve sanitarë, shkruhet në një gazetë të provincës së Piacenzës.
Zonja me emrin Hatixhe Hallulli, ose siç e thërrasin Tixhe, është nënë e tre fëmijëve, dhuron gjithmonë, edhe gjatë vitit, torta dhe fokace për personelin e Ndihmës së Shpejtë së Fiorenzuolës të cilat i bën në shtëpi në furrën e saj.
”Sot personeli shëndetësor është i gjithë i fokusuar tek COVID-19 dhe po merret me personat e prekur, por Tixhja vazhdon t’u dërgojë ato që mundet duke mos dashur të identifikohet”, theksuan mjekët e spitalit duke e falënderuar publikisht.
“Na solli kuzhinën dhe shpresën e saj”, theksoi stafi i spitalit të Fiorenzuolës./lajmi.al/
Shtyhet për disa minuta ndeshja mes Dortmundit dhe Atalantas
Mbreti i Holandës uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë
Milanoviç uron Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësi...
Kurti kërkon gjykatë ndërkombëtare për “turizmin e snajperëv...
Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 ...
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...