Zakonisht, janë vajzat ato që u kushtojnë rëndësi detajeve dhe gjërave që i tërheqin ose jo meshkujt në lidhjen e tyre. Por edhe këta të fundit, fare në heshtje dhe pa zë, vërejnë tek partneret e tyre të tjera veçori, veprime, sinjale, të cilat ndoshta, shpeshherë, ne nuk i vëmë re.
Një pjesë e mirë e djemve nuk janë romantikë, por kanë disa gjëra të cilat i bëjnë pa dijeninë e vajzave. Ata preferojnë ta mbajnë të fshehtë vëmendjen që u kushtojnë këtyre gjërave të vogla.
1. Aroma. Meshkujt e adhurojnë aromën e partneres së tyre, edhe pse shpeshherë nuk e thonë këtë. Aroma karakteristike, e pavarur nga parfumi, era e shampos apo produkteve të tjera, te femrat, është një detaj që gjithmonë i josh meshkujt dhe i bën ata më shumë për vete.
2. Flokët e lagur. Edhe flokët e lagur, për meshkujt janë element joshës, sepse i çon ata të fantazojnë dhe të synojnë më shumë në dhomën e gjumit. Freskia dhe pastërtia që vjen nga dushi është një detaj që i nxit të mendojnë gjëra më të bukura.
3. Këmishët dhe bluzat e gjera. Vajzat që veshin bluza të gjera apo këmishët e tyre janë të adhuruara nga meshkujt. Gjatë natës që kalojnë me ta, kjo mënyrë veshjeje është një ndjesi intimiteti që i bën të ndihen të sigurt për lidhjen.
4. Frymëmarrja. Kur femrat marrin frymë afër tyre, meshkujt janë në qiellin e shtatë. Shumë njerëz, këtë detaj e kanë bezdi, madje kanë edhe vështirësi për të fjetur, por shumica e djemve mendojnë se kjo është diçka shumë e bukur dhe tërheqëse.
5. Përqafimet në shtrat. Duket paska e çuditshme, nisur nga fakti që meshkujt duan të shkojnë “në thela” kur është fjala për dhomën e gjumit, por përqafimet në shtrat ata i cilësojnë mjaft intime.
6. Lodrat në shtrat. Shumica e femrave mendon se “çmenduritë” në shtrat do t’i bëjnë meshkujt t’i paragjykojnë, por rezulton krejt e kundërta. Meshkujt i pëlqejnë shumë femrat aktive në shtrat dhe i mirëpresin gjithmonë gjërat e çuditshme që ato bëjnë për ta.
7. Kafshimi i buzës së poshtme. Edhe ky është një detaj që meshkujt i josh gjithmonë. Një element flirtimi u nxit atyre më shumë fantazinë. Nëse doni të bindni ndonjë djalë për çdo gjë, mjafton të kafshoni pak buzën e poshtme dhe ai është i gatshëm të bëjë gjithçka.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...