Një pjesë e madhe e popullatës ankohet për gjendjen financiare, ky po që është një fakt i cili ndikon shumë edhe në disponimin e njeriut, shkruan revista Kosovarja.
Por, sipas shumë mitologjive, ekzistojnë disa truqe të cilat bëjnë që kuleta juaj të mbushet.Nëse keni dëgjuar se është mirë që kuletën t;ua blejë një person tjetër dhe jo vetë ju, menjëherë hiqni dorë nga ky mendim.
Asnjëherë nuk dihet se çfarë energjie apo fat i parave e përcjellë atë person. Kuletën është mirë ta blini vetë dhe poashtu duhet vënë mendjen tek ngjyra, që për femra duhet të jetë e kuqe e zjarrtë apo ngjyrë ari, ndërsa për meshkuj nuancat e metalit.
Poashtu, kuletën duhet ta duani dhe ta mbani çdokund me vete. Një fakt tjetër është edhe sistemimi i parave, sepse nëse paratë janë të pasistemuara, kjo ndikon edhe në shumimin e tyre. Gjithsesi, vlen të ceket se asnjëherë nuk është mirë që në kuletë të mbani fatura, sepse kjo jep një energji që shpien gjithmonë në shpenzim dhe shpagim borxhi.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit