Gjatë ditëve të ftohta të vjeshtës dhe të dimrit, shumicën e luleve më së miri është t’i fusim në shtëpi, mirëpo ekzistojnë dy vende në shtëpi të cilat assesi nuk u përshtaten
Njësoj vlen edhe për lulet të cilat i mbajmë gjatë gjithë vitit brenda në shtëpi.
Fjala është për vendet pranë dritareve nëpër të cilat kalon ajri i ftohtë (duhet kujdesur që fletët e lules të mos prekin xhamin e ftohtë të dritares) dhe pranë burimit të nxehtësisë, siç janë stufat dhe radiatorët, sepse tërheqin lagështinë nga lulja, andaj është e mundshme që shpejt të thahet.
Këtë do ta vëreni nga fletët të cilat ngadalë marrin ngjyrë të gështenjtë, përkatësisht fillojnë të vyshken, transmeton Telegrafi.
Ujitja e rrallë
Për shkak të zvogëlimit të dritës së diellit, lulet e shtëpisë gjatë dimrit rriten më ngadalë, andaj nuk u është i nevojshëm shumë ujë si në stinët e ngrohta. Me ujitje të tepruar bimëve mund t’u shkaktoni sëmundje të ndryshme.
Më shumë dritë
Meqenëse rreze dielli ka pak, përpiquni që t’i eliminoni të gjitha pengesat e absorbimit të dritës së diellit – fshijani fletëve pluhurin rregullisht.
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit
Rahoveci me fitore bindëse ndaj Kastriotit, gara e titullit ...