Një profesor pohon se dy gabime të vogla janë duke ndikuar negativisht në mënyrën se si tjerët ju shikojnë, dhe kjo ju pengon ta arrini suksesin.
Duke i përmirësuar këto dy gabime, thotë Bernard Roth, ju mund të arrini shumë më shumë, transmeton Telegrafi.
Roth, i cili është profesor i inxhinierisë mekanike, ka shkruar se si mënyra se si mendoni e formëson suksesin tuaj.
Nga këshillat e tij më të rëndësishme, është që t’i zëvendësoni dy shprehjet më të zakonshme që mund t’i keni me dy tjera më të mira. Si p.sh.:
“Më duhet të…” vs “Dua të…”
Roth sugjeron që ta përdorni frazën “dua të…” në vend të “më duhet të…”.
Duke thënë se duhet të bëni diçka, ju e bëni atë të tingëllojë si detyrë, kësisoj ndieni presion.
Por, duke thënë se dëshironi të bëni diçka, njerëzit do të kenë një përshtypje më të mirë për ju, ndërsa edhe ju do ta keni më të lehtë ta përfundoni detyrën.
“Por” vs “Dhe”
Njëjtë sikur shembulli i mësipërm, kur flitet për detyra të ndryshme, përdorimi i fjalës “por” sugjeron se ka ndonjë problem, ndërsa “dhe” sugjeron se ekziston një problem por duhet të gjendet zgjidhja. /Telegrafi/
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...