Lëkura e qafës është pjesë më e hollë dhe delikate e trupit, ndaj dhe dermatologët këshillojnë që rutina e kujdesit të lëkurës të përfshijë dhe kujdesin për qafën ! Nëse do të harronit të aplikonit në zonën e qafës kremin mbrojtës kundër diellit, kremin kundër moshës apo produktet e tjera që përdorni për fytyrën do të vërenit ndër vite se nëse lëkura juaj e ruan freskinë e gjallërinë, ajo e qafës është e para që tregon hapur vitet e moshës ! Living do të listojë më poshtë të gjitha këshillat e dermatologëve për ketë pjesë të ndjeshme të trupit: Ja çfrë duhet të bëni për të shmangur plakjen e parakohshme të qafës e dekoltesë.
Përdorni krem me faktor mbrojtës çdo ditë
Kremi i diellit është gjithmonë një domosdoshmëri. Mbrojtja e duhur do të ndihmojë parandalimin e shkatërrimit të kolagjenit dhe shfaqjen e njollave të diellit.
Hidratojeni lëkurën tuaj
Lëkura në qafën tuaj është e hollë dhe ka më pak gjëndra të yndyrës sesa pjesë të tjera të trupit, kështu që mbajtja e kësaj zone të hidratuar është çelësi për një lëkurë të bukur që nuk i tregon vitet.
Përmirëso qëndrimin tënd
Gjithë kohën që kalojmë duke shikuar poshtë në telefonat dhe ekranet tona ka çuar në atë që ne tani e quajmë “qafa e teknologjisë”. Zgjidhja më e lehtë do të ishte që të kufizohej koha që kaloni me qafën e varur ose të mbanit gjithçka në nivelin e syve për të parandaluar rrudhat e panevojshme.
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...