Festat kaluan e pikërisht tani është koha të mendojmë si të heqim kilet e tepërta. Megjithëse një shprehje e njohur thotë që mëngjesin haje si perandor, drekën si mbret dhe darkën si lypsar, gjatë ditëve të festave pakkush e mbajti parasysh këtë gjë.
Kemi ngrënë si mbretër e perandorë, po tani?
“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që sot dhe t’i nënshtrohemi regjimit të përditshëm me vakte të vogla dhe të shpeshta, të shmangim produktet shtazore në formën e mishit, sallameve dhe proshutave. Baza e menusë duhet të jenë zarzavatet në sasi të konsiderueshme dhe në të gjitha format, qoftë të gjalla, apo të gatuara”, thotë nutricionistja, Enkeleida Ferrollari.
Por, dieta ushqimore është mirë që të kombinohet me një element po kaq të rëndësishëm.
“Aktiviteti fizik është një element shumë i rëndësishëm që duhet të na shoqërojë gjatë gjithë vitit, jo vetëm këto ditë. Në këtë periudhë bëhet pak më i domosdoshëm për të ndihmuar organizmin pas ushqimeve të festave”, shton nutricionistja Ferrollari./Top Channel
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...