Burrat shkojnë pas biondeve, por thonë që brunet janë gra më të mira

23:26 | 4 Janar 2018

Ngjyra dhe gjatësia e flokëve të grave ndikon në gjykimin e meshkujve për moshën, shëndetin, tërheqjen fizike, potencialin e marrëdhenieve dhe aftësinë prindërore.

Sipas një studimi të botuar në “The Journal of Social Psycology”, ekipi i hulumtuesve nga Universiteti i Augsburgut në Minesota ka gjetur se biondiat janë më tërheqëse në sytë e burrave, por për grua ata duan një grua me flokë gështenje, transmeton portali arbresh.info

Studimi i kryer me 110 burra gjeti se meshkujt i cilësojnë biondinat dhe brunet si më të lehta në marrëdhënie, në krahasim me gratë që kanë flokë të zeza.

Megjithatë, edhe pse sytë u shkojnë te biondinat, meshkujt zgjedhin një grua me flokë gështenjë që të jetë nëna e fëmijëve të tyre.

Studimi gjithashtu ka gjetur se gratë me flokë të gjata kanë tendencë të duken më pak të shëndosha dhe tërheqëse, në krahasim me ato me flokë të shkurta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara