Një fëmijë për paksa ka humbur jetën, e po të mos ishte për disa persona krejt të rastësishëm poshtë banesës së tij, atëherë fati i tij do të kishte tjetër rrjedhë.
Elif Çakmak ishte duke luajtur pa kontrollin e personave të rritur në apartamentin e saj në Sanliurfa, të Turqisë, e kur ndodhej krejt e vetme raportohet se ajo kishte kapërcyer mbi pjesën e ballkonit.
Fatmirësisht atë e kanë parë disa tregtarë ambulantë që kanë qëndruar për disa minuta me duart e ngritura për të kapur 2-vjeçaren, nëse do të binte para se të njoftoheshin familjarët e saj.
Dhe ajo që pritej ndodhi, fëmija humbi ekuilibrin dhe ra poshtë, por fatmirësisht ajo ka rënë mbi disa duar që po e prisnin.
https://www.youtube.com/watch?v=eR9Daxw-pW8
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...