Të behesh super i pasur pa bërë asgjë është ëndrra e cdo personi. Por ky qytetar belg e ka patur fatin ta provojë atë moment por për vetëm 5 minuta.
Luc Mahieux ka zbuluar se dikush kishte derdhur në llogarinë e tij Visa, shifrën marramendëse prej më shumë se 2 miliardë eurosh.
Përshtypja e çuditshme se ishte bërë shumë i pasur, zgjati vetëm 5 minuta, pasi banka fshiu menjëherë shumën nga llogaria.
“Mendova se do të zgjidhja të gjitha problemet e mia”, tregon duke qeshur.
Më pas ai e ka kaluar çështjen me një batutë në profilin e tij në “Facebook”, duke saktësuar për të gjithë miqtë e tij “të ardhshëm”, se nuk kishte më para.
Teknikët e anti-mashtrimit ende nuk kanë shpjeguar se si ka ardhur një shumë e tillë në llogarinë e saj dhe nga ku./oranews/
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...